Trumpi thotë se Zelensky ka qenë ‘efektiv’ NULL NULL 08.07.2026 15:43 08.07.2026 15:43 Presidenti amerikan, Donald Trump është duke zhvilluar një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky pas përfundimit të samitit të NATO-s. “Menduam se kjo do të ishte një kohë e mirë që unë dhe Presidenti Zelenskiy të takohemi dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Por në fakt kemi zhvilluar një marrëdhënie të mirë”, tha ai. “Është e vështirë të besohet, apo jo?” vazhdoi Trump, duke iu referuar një takimi katastrofik në Shtëpinë e Bardhë në shkurt. Por ai tha se Zelenskiy “ka bërë një punë të mrekullueshme” dhe është “shumë efektiv”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Nga ana e tij, Zelenskiy i tha Trump se dëshiron të diskutojë disa “detaje shumë të rëndësishme” me të. “Jam i sigurt se do të bëni gjithçka për të ndaluar këtë luftë”, tha Zelenskiy.