Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Temperaturat e larta, kufizohet përkohësisht lëvizja e mjeteve të rënda në rrugë

NULL NULL
08.07.2026 16:28
foto e gjeneruar me AI

Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për kufizime të lëvizjes së mjeteve të rënda.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Ky vendim përcakton temperaturat dhe intervalet kohore kur aktivizohen kufizimet:

Në autoudhë kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 32°C ose më e lartë, në intervalin 11:00–17:30.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 35°C ose më e lartë, po ashtu në intervalin 11:00–17:30.

lajme të ngjashme