Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti takon Ulutashin, flasin për sigurinë e bashkëpunimin

NULL NULL
08.07.2026 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Ulutash ka uruar Kurtin për fitoren e 7 Qershorit.

“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”, u tha në njoftim.

lajme të ngjashme