“Dëshiron t’i japë fund luftës”, Trump paralajmëron bisedë me Putinin të mërkurën NULL NULL 08.07.2026 15:55 08.07.2026 15:55 "Dëshiron t'i japë fund luftës", Trump paralajmëron bisedë me Putinin të mërkurën Presidenti amerikan, Donald Trump tha se mendonte se kushtet e Presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë po ndryshonin. “Unë flas shumë me Presidentin Putin dhe ai dëshiron t’i japë fund luftës”, tha Trump gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në kuadër të punimeve të samitit të NATO-s, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se do të flasë me Putinin të mërkurën dhe shpreson që një takim midis Presidentit ukrainas dhe udhëheqësit rus mund të ndodhte “së shpejti”.