Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

RUBIKON sonte: Nga ngritja historike te rënia, ku shkuan votat e Lëvizjes Vetëvendosje?

NULL NULL
01.07.2026 18:26

Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova sonte do të diskutohet për Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me trendet e saj elektorale.

Nga ngritja historike te rënia e fundit elektorale, ku shkuan votat e Lëvizjes Vetëvendosje?

– Si ka ndryshuar mbështetja për VV-në ndër vite?

– Çka ndikoi në humbjen e më shumë se 104 mijë votave brenda vetëm pesë muajsh?

– A është kjo rënie momentale, apo sinjal për një ndryshim më të thellë politik?

Këto dhe të tjera, sonte me Ardiana Thaçin, Vehbi Kajtazin, Labinot Balajn, Azdren Shalën dhe Rrahman Paçarizin.

Klan Kosova, 20:45.

lajme të ngjashme