Kuçi për Mihalin dhe Matoshin: Në shërbim të idesë së rrezikshme të Kurtit, s’kanë peshë politike (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 19:40 01.07.2026 19:40 Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate e ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, foli për zhvillimet politike në vend dhe komentoi edhe figurat e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi dhe Dejona Mihali. Kuçi tha se të dyja janë, siç u shpreh, pjesë e projektit politik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe se, sipas saj, veprimtaria e tyre politike lidhet ngushtë me të. Ajo u shpreh se Matoshi dhe Mihali i shëbejnë idesë së Kurtit, ide të cilën ajo e quajti të rrezikshme. “Janë gra të cilat kanë vendosë me i shërby Kurtit në politikë. Janë në shërbim të idesë së rrezikshme të Kurtit. Ato nuk kanë kurrfarë peshe politike pa Kurtin”, u shpreh Kuçi në “DPT te Fidani”./Klankosova.tv