Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Më 16 shtator, çlirimtarët i presim krahëhapur në Kosovë

NULL NULL
01.07.2026 19:48

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se më 16 shtator, ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, sipas tij, është dita kur “presim çlirimtarët të kthehen në shtëpi”.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se të mërkurën e 16 shtatorit është dita “kur Kosova shpreson ta heqë, më në fund, hijen e rëndë që e ka shoqëruar për vite dhe të marrë frymë lirshëm, 27 vjet pas çlirimit”, transmeton Klankosova.tv..

“Edhe pse me një vonesë të gjatë e të pajustifikueshme, tashmë numërimi mbrapsht ka filluar. Ju presim krahëhapur në Kosovë, çlirimtarë!”, ka shkruar ai.

lajme të ngjashme