Kolona kilometrike drejt Prishtinës pas reshjeve të shiut (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 19:49 01.07.2026 19:49 Reshjet e shiut që kanë përfshirë Kosovën kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion, duke krijuar kolona të gjata automjetesh në magjistralen Pejë-Prishtinë. Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, trafiku është rënduar dukshëm, ndërsa automjetet po lëvizin me ngadalë për shkak të kushteve të krijuara pas reshjeve. Ndërkaq, më herët nga pikat ku qarkullimi është vështirësuar ishte edhe magjistralja Prishtinë–Pejë, te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”, ku uji i grumbulluar në rrugë ka ndikuar në zhvillimin normal të trafikut./Klankosova.tv