Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës NULL NULL 01.07.2026 19:43 01.07.2026 19:43 Foto nga Klan Kosova Moti i lig që ka mbizotëruar sot në Kosovë ka prekur disa komuna të vendit. Si pasojë, në një arë me grurë në Koretishtë Novobërdës, ka rënë zjarr pas rënies së vetëtimës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se zjarri është lokalizuar menjëherë nga zjarrfikësit. Sipas Hashanit, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast.