Pas vapës së madhe, Istogu përfshihet nga shiu i dendur (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 16:39 01.07.2026 16:39 Foto nga Klan Kosova Shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë komunën e Istogut gjatë ditës së sotme. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shiu është aq i dendur sa mezi shihet edhe rruga. Ndërsa ky ndryshim i motit duket se ka freskuar pak këtë qytet, pas vapës së madhe që ka kapluar vendin.