Pritja për 250-vjetorin e pavarësisë së Amerikës, Anu Prattipati arrin në festë (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 18:24 30.06.2026 18:24 E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka mbërritur në organizimin që po mbahet në Prishtinë me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pritja zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e këtij jubileu të rëndësishëm për SHBA-në. Ditë më parë, në prag të kësaj date jubilare, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka vendosur një flamur të madh amerikan në hapësirat e objektit të saj, si pjesë e simbolikës së festimeve. /Klankosova.tv Ambasada amerikane gati për festën e 250-vjetorit të pavarësisë (VIDEO)