Thaçi uron kampionen Majlinda Kelmendi NULL NULL 21.04.2016 18:27 21.04.2016 18:27 Presidenti Hashim Thaçi ka uruar Majlinda Kelmendin për titullin që e fitoi para pak minutash në Kampionatin e Europës që po mbahet në Kazan të Rusisë. “Majlinda e fitoi të artën edhe në Evropianin e xhudos në Kazan. Urime edhe Norës për suksesin. Shenja premtuese në prag të debutimit të shtetit tonë në Lojërat Olimpike në Rio”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.