Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, mbytet në liqen 37-vjeçari shqiptar NULL NULL 15.06.2026 21:22 15.06.2026 21:22 Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, në Mat. Tv Klan raporton se një 37-vjeçar me iniciale A.Z., duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur. Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.