Zyrtare: Mario Ilievski rinovon me FC Prishtinën deri në vitin 2029 NULL NULL 14.06.2026 21:46 14.06.2026 21:46 FC Prishtina ka siguruar vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të repartit ofensiv. Sulmuesi Mario Ilievski ka rinovuar kontratën me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2029. 24-vjeçari ishte futbollisti më efikas i Prishtinës në sezonin e kaluar, duke regjistruar 13 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat, transmeton Klankosova.tv. Me këtë statistikë, ai përfundoi edicionin si golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe asistuesi i dytë më i mirë. Aktualisht, Ilievski është në fazën e rikuperimit pas lëndimit që pësoi në fund të sezonit të kaluar. Në klub besojnë se ai do të rikthehet sa më shpejt në fushë për të vazhduar kontributin e tij me gola, asistime dhe paraqitje vendimtare në fanellën e FC Prishtinës./Klankosova.tv