Dita ndërkombëtare: Vlera e gjakut kuptohet kur e kërkon jeta (VIDEO) NULL NULL 14.06.2026 20:39 14.06.2026 20:39 Për aksidentet dhe sëmundjet e ndryshme, nevoja për gjak është e vazhdueshme dhe jetike për sistemin shëndetësor. Sot kur u shënua Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut u tha se ky veprim pos atij që i dhurohet, i bënë mirë edhe atij që e dhuron atë, raporton Klankosova.tv. Të dielën e 13 qershorit, në këtë Ditë Botërore, në Prishtinë uniformat blu u gjendën krah mantel bardhëve. Tendat që u ngritën në sheshin Nënë Tereza, nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut u mblodhën edhe shumë qytetarë. Pas Prishtinës ky aksion do të zhvillohet edhe në qytetet e tjera, si në: Pejë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, e Gjilan. Ndiqni kronikën: