Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maltretimet nga Serbia: Burg për simbolet shqiptare e amerikane (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2026 20:33

Milot Salihu ka treguar se gjatë kthimit nga Franca për në Kosovë, u ndalua në Bujanoc nga shërbimi sekret, i njohur si BIA.

Sipas tij, pas kontrollit të telefonit, autoritetet serbe i gjetën fotografi me simbole shqiptare dhe amerikane, çka u bë arsye për arrestimin e tij. Salihu thotë se u akuzua pa prova konkrete, duke pretenduar se ndaj tij është tentuar të “ndërtohet rast” sikur të ishte pjesëtar i UÇK-së, raporton Klankosova.tv.

Për Klan Kosova, ai ka deklaruar se pas disa orësh i lidhur, është dërguar në paraburgim në Beograd, ku, sipas tij, ka përjetuar presion dhe trajtim të rëndë gjatë qëndrimit në qeli.

Ndër të tjera ai ka treguar se në fund është detyruar të pranojë fajësinë për t’u liruar dhe më pas është kthyer në Kosovë.

Ndiqni kronikën për detaje:

lajme të ngjashme