Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga përleshja fatale mes kushërinjve në Prizren: 27-vjeçari u vra për emër rrugë (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2026 20:18

Një mosmarrëveshje mes familjarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga kushëriri i tij.

Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët, konflikti mes dy familjeve të afërta (djem të axhallarëve) kishte nisur ditë më parë dhe lidhej me emërtimin e një rrugice ku ata banonin. I dyshuari 16-vjeçar kishte propozuar që rrugica të emërtohej me emrin e babait të tij, i cili kishte ndërruar jetë disa muaj më parë, ndërsa viktima kishte preferuar që ajo të mbante emrin e gjyshit.

Përplasja mes palëve ka eskaluar të dielën në mesditë, duke përfunduar me përdorimin e thikës. Si pasojë, 27-vjeçari A. Osmanaj ka ndërruar jetë.

Ndiqni kronikën për më shumë detaje rreth këtij rasti që tronditi fshatin:

lajme të ngjashme