Aksident në Spanjë: Përmbyset vagon i trenit turistik, 17 të lënduar NULL NULL 14.06.2026 15:19 14.06.2026 15:19 Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar pasi një vagon i një treni turistik është përmbysur në qytetin Cartama të Spanjës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 me orën lokale (20:30 sipas kohës së Britanisë), të shtunën në mbrëmje, sipas autoriteteve lokale. Shkaku i ngjarjes ende nuk dihet. Ekipet e emergjencës kanë ofruar ndihmë në vendngjarje për të lënduarit, ndërsa katër prej tyre, përfshirë tre fëmijë, janë dërguar në një spital të afërt. Sipas autoriteteve, asnjë nga të lënduarit nuk ka pësuar lëndime të rënda, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Treni falas ishte pjesë e një eventi vjetor të quajtur “La Ruta de la Tapa y el Cóctel”, ku qytetarët dhe turistët inkurajohen të vizitojnë biznese të ndryshme lokale për të provuar ushqime dhe pije. Në momentin e incidentit, treni rrugor po transportonte rreth 30 pasagjerë.