Numërimi i votave vazhdon – kështu duket aktualisht ndarja e ulëseve në parlament NULL NULL 12.06.2026 20:45 12.06.2026 20:45 Lëvizja Vetëvendosje ka fituar ulësen e 50-të në parlament nga numërimi i deritanishëm i votave nga zgjedhjet e 7 qershorit ku përfshihen edhe ato nga përfaqësitë diplomatike. Deri më tani, janë procesuar 33 nga 47 vendvotime të përfaqësive diplomatike. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar 2 mijë e 458 nga 2 mijë e 691 vendvotime. Bazuar në këto rezultate, Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota me 50 ulëse, kurse Partia Demokratike e Kosovës t ka 23 ulëse, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila vazhdon të ketë 19 ulëse. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 ulëse ose në vota që ka fituar 49 mijë e 187 vota.