Ushtarët e UÇK-së: Liria i gjeti në betejë me të plagosurit (VIDEO) NULL NULL 12.06.2026 20:44 12.06.2026 20:44 Sulmet nga ajri u ndalën dhe në tokë hynë trupat e NATO-s, duke shënuar kthesën historike të vitit 1999 në Kosovë. Pas Marrëveshjes së Kumanovës të 9 qershorit, forcat serbe filluan të tërhiqeshin, ndërsa ushtarët e UÇK në zona të ndryshme, përfshirë Drenicën, e morën lajmin në kushte të ndryshme në terren. Ish-luftëtari Bekim Haxhiu tha se gjatë asaj kohe po vazhdonin operacionet për evakuimin e të plagosurve dhe mbrojtjen e civilëve deri në tërheqjen e plotë të forcave serbe. Në Likoc, pjesëtarë të policisë ushtarake të UÇK-së e përjetuan momentin me festë dhe emocione, ndërsa lajmi u përhap edhe në kampet e refugjatëve në Shqipëri. Me hyrjen e NATO-s në Kosovë, nisi një epokë e re, ndërsa misioni paqeruajtës i KFOR-it vazhdon edhe sot për garantimin e sigurisë në vend.