Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Janina Ymeri dorëzon padi për shpifje ndaj Glauk Konjufcës

NULL NULL
11.06.2026 11:06

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë, Glauk Konjufca.

Përmes postimit të saj në Facebook, Ymeri thotë se Konjufcës i kërkohet të bëj falje publike për shpifjen e bërë në një emision televiziv, transmeton Klankosova.tv.

Në të kundërtën i kërkohet kompensim dhe varësisht nga vlerësimi i gjykimit të ardhurat nga kompensimi do i dërgohen shoqatës ‘Down Syndrome Kosova’”, ka bërë të ditur ish-deputetja.

Ajo shtoi se në më pak se një vit, është në tri beteja ligjore kundër pushtetit, e që sipas saj, të gjitha lidhen me ‘Hajninë e Energjisë Elektrike’.

 

lajme të ngjashme