Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interesim i madh për prezantimin e raportit të britanikëve që “tronditi” Gjykatën Speciale

NULL NULL
11.06.2026 10:51
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), Gus Waschefort dhe Lauren Lederle, ka shkaktuar reagime të forta në Gjykatën Speciale.

Autorët e raportit këtë të enjte po ua prezantojnë të gjeturat diplomatëve evropianë dhe amerikanë në një takim të mbyllur në Hagë, ku po marrin pjesë edhe organizata dhe institucione që merren me drejtësinë ndërkombëtare dhe tranzicionale, transmeton Klankosova.tv.

Nga afër po e përcjell edhe gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, sipas të cilit, interesimi është tejet i madh në prezantimin e këtij raporti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Gjykatës Speciale dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk kanë marrë pjesë në takimin e thirrur, ka bërë të ditur Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj.

Qelaj tha se ata ishin të ftuar, por nuk dihen arsyet e mungesës së tyre në këtë takim. Ai gjithashtu theksoi se Avokati i Popullit nuk ka asnjë ndërhyrje në raportin e publikuar nga pala britanike.

Po ashtu, gazetari Tahiri bëri të ditur se në Hagë ka pjesëmarrje të madhe edhe të korit diplomatik të akredituar në Hagë, nga shtete të BE-së dhe të tjera./Klankosova.tv

Raporti i britanikëve që ‘shkundi’ Specialen shpaloset sot në Hagë – Tahiri jep detajet (VIDEO)

lajme të ngjashme