Trevjeçarja “e varur” në dritare, shpëtohet nga kalimtari dhe polici në Angli NULL NULL 11.06.2026 10:44 11.06.2026 10:44 Një vajzë trevjeçare është shpëtuar nga një kalimtar i rastit dhe një polic, pasi kishte qëndruar për të paktën nëntë minuta në anwsorwt e një dritareje në Ilford, në lindje të Londrës. Ngjarja ndodhi të martën pasdite në Ilford High Road, ku kalimtarët vunë re fëmijën duke u mbajtur në një dritare të një objekti, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike, ku dëgjohen thirrje nga turma dhe përpjekje të dëshpëruara për ta ndihmuar vajzën të mos binte. Në video shihet një polic që afrohet, ndërsa një burrë pa bluzë i bashkohet për të ndihmuar në shpëtim. Në momentin kur vajza humb kontrollin dhe bie, ajo kapet nga kalimtari, i cili së bashku me policin arrijnë ta mbajnë të sigurt. Menjëherë pas ngjarjes, vajza u dorëzua e sigurt përmes dritares dhe u përqafua nga personat që e shpëtuan. Babai i vajzës tha për mediat britanike se si polici ashtu edhe kalimtari i rastit janë “heronj”, duke shtuar se vajza e tij është mirë dhe do të kthehet në shkollë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje se si vajza ka përfunduar në qoshin e dritares.