ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për të dytën ditë radhazi NULL NULL 11.06.2026 08:26 11.06.2026 08:26 Foto nga Komanda Qendrore e ShBA-së ShBA-të dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme për të dytën ditë radhazi, duke e tensionuar më tej armëpushimin tashmë të paqëndrueshëm të arritur midis dy vendeve në prill. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se kishte përfunduar një valë “sulmesh vetëmbrojtëse” që synonin qendrat ushtarake, të mbikëqyrjes dhe të radarëve në Iranin jugor, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Sulmi erdhi disa orë pasi presidenti Donald Trump u zotua se forcat amerikane do ta godisnin Iranin “fort” dhe se Teheranit i ishte dashur “shumë kohë për të arritur një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës përgjithmonë.