Mitovicë e Veriut: Punëtorët shqiptarë kthehen në punë – detajet nga gazetari Boshnjaku (VIDEO) NULL NULL 11.06.2026 07:54 11.06.2026 07:54 Lajme pozitive këtë mëngjes vijnë nga Mitrovica e Veriut. Korrespodenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka bërë të ditur se Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil, ka anuluar vendimin për largimin nga puna të punëtorëve shqiptarë në këtë komunë. Ky këshill thotë se largimi i tyre është i pabazuar. “Andaj, Këshilli ka marrë vendim për rikthimin e tyre dhe e ka kthyer lëndën në rivendosje. Ankesa për këtë u ushtrua nga avokati Elvir Imeri, i cili është edhe kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë dhe i cili ka njoftuar për këtë vendim nga KMShCK-ja që është mirëpritur nga punëtorët shqiptarë që punojnë në administratë”, deklaroi Boshnjaku në Klan Kosova. Ai shtoi se pret që kështu të ndodhë edhe me punëtorët shqiptarë të tri komunave tjera veriore.