Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut do të dërgojë hetues në Liban

NULL NULL
10.06.2026 17:08

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut do të dërgojë një ekip hetuesish në Liban javën e ardhshme, tha shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Turk.

Ekipi do të vlerësojë shkeljet e mundshme të së drejtës ndërkombëtare nga të gjitha palët gjatë luftës aktuale në vend, raporton Reuters.

Më shumë se 3 mijë e 600 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Liban dhe më shumë se një milion libanezë janë zhvendosur.

ShBA shpalli një armëpushim më 16 prill, por luftimet kanë vazhduar dhe Libani thotë se Izraeli ka kryer gati 3 mijë e 500 sulme që nga shpallja e armëpushimit.

lajme të ngjashme