Rrahmani ndan pamje nga propozimi për martesë që i bëri Drita Stubllës në Sicili NULL NULL 10.06.2026 16:28 10.06.2026 16:28 Mbrojtësi i Kosovës dhe i Napolit, Amir Rrahmani, i ka propozuar martesë partneres së tij, modeles kosovare Drita Stublla. Futbollisti 32-vjeçar zgjodhi një ambient romantik për këtë moment të veçantë, duke e bërë propozimin në një jaht pranë brigjeve të Sicilisë. Pamjet e publikuara nga Rrahmani në rrjetet sociale tregojnë atmosferën e ngrohtë dhe emocionuese të ngjarjes. Përveç unazës së fejesës, ai kishte përgatitur edhe surpriza të tjera për partneren e tij. Në festën e organizuar pas propozimit morën pjesë familjarë dhe miq të afërt të çiftit, të cilët ndanë së bashku gëzimin e këtij momenti të rëndësishëm në jetën e tyre. /Klankosova.tv