Çka po fsheh Majk në albumin e ri? (VIDEO) NULL NULL 10.06.2026 11:44 10.06.2026 11:44 “Qielli o’ kufi” titullohet albumi më i ri i reperit Majk. Gjatë mbrëmjes së djeshme, ai njoftoi fansat dhe ndjekësit e tij, që pas një pune intenzive, Majku po sjellë plot 8 këngë në albumin e tij më të ri. Shtatë nga tetë këngët janë publikuar, pra titujt e tyre dhe emrat e bashkëpunëtorëve. Por, vëmendjen po e merr kënga e tetë, e cila mbetet ende mister. Mbetet të shihet me 18 qershor, ditën e publikimit të albumit, se çka fshihet pas kësaj kënge. Gazetarët e Klan Kosovës, Agon Rexhepi dhe Miftar Zejnullahu, diskutuan në emisionin ‘Ora 7’ për këtë këngë dhe surprizat e tjera që ky album mund t’i sjellë.