Numërimi në 55%: Reçica zbulon emrat e rinj që pritet të hyjnë në Kuvend (VIDEO) NULL NULL 10.06.2026 08:52 10.06.2026 08:52 Enis Reçica, gazetar Në Qendrat Komunale të Numërimit, sipas të dhënave të publikuara në platformën e KQZ-së, janë numëruar 55% e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Bazuar në këtë rezultat, gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, në emisionin “Ora Shtatë”, bëri të ditur se cilat mund të jenë risitë për mandatet në Kuvend, transmeton Klankosova.tv. “Nga katër partitë e mëdha, del që risi do të jenë vetëm dhjetë emra. Dhjetë ulëse, dhjetë deputetë do të zënë vendin që nuk arritën ta zinin në zgjedhjet e dhjetorit. Pra, risi te PDK janë dy emra, Fadil Demaku dhe Jakup Nura. Nga Vetëvendosja janë katër deputetë, Krenare Çerkini, Osman Musliu, Arton Konushevci dhe Armend Baloku. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi rikthehet në Kuvend, dhe Shkëmb Manaj pritet të zë një vend në Kuvend, të paktën pa e klasifikuar çështjen e kuotës. Ndërsa nga Aleanca pritet të zë vend në Parlament Agim Çeku, Burim Ramadani dhe Arbër Tolaj, meqenëse Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj do të tërhiqen”, u shpreh Reçica