Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 19:28 05.06.2026 19:28 FC Prishtina ka prezantuar trajneri e tyre të ri për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për trajnerin Orges Shehu i cili tanimë do të jetë në krye të skuadrës së Kryeqytetit. Klubi përmes rrjetit social Facebook, ka bërë prezantimin e tij, përmes një video ku shihet Shehu në stadiumin” Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv “Mirë së vjen në Prishtinë” shkruhet në videon e publikuar. Shehu më herët ka qenë trajner i skuadrës KF Tiranës. Shehu ka një eksperiencë në futbollin kosovar pasiqë më herët ka qenë trajner i skuadrës së Suharekës, FC Ballkani.