“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vokrri” NULL NULL 05.06.2026 08:45 05.06.2026 08:45 Sonte në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas. Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, Dardanet kanë punuar me përkushtim të madh në detajet e fundit taktike, teksa atmosfera në kampin e Kombëtares është shumë pozitive dhe motivimi në nivelin më të lartë. Kjo përballje ka rëndësi të jashtëzakonshme për rrugëtimin e Kosovës në Ligën C, Grupi C2, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Një fitore, por edhe një barazim ndaj Kroacisë, do t’ia siguronte Kosovës matematikisht pozitën e parë në grup, pasi ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Gjibraltarit. Ky sukses do të nënkuptonte promovim në Ligën B për ciklin e ardhshëm, si dhe sigurimin e një vendi në fazën “play-off”-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Ndeshja transmetohet në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, Sport2. /Klankosova.tv