Prezantoi dokumente që dyshohet se ishin të falsifikuara, arrestohet prishtinasi NULL NULL 05.06.2026 08:37 05.06.2026 08:37 Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik, si dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur sot, rreth orës 09:45. “Prishtinë 06.12.2026, 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë fazës së një ofertimi me qëllim të përfitimit ka prezantuar dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv