Presidenti i Këshillit Evropian: Kosova të dëshmojë me rezultate përkushtimin ndaj BE-së NULL NULL 03.06.2026 16:45 03.06.2026 16:45 Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të reformave dhe ndërtimit të një konsensusi të gjerë politik e shoqëror për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Costa u ndal te aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i dorëzuar në vitin 2022, duke nënvizuar se procesi kërkon përkushtim të vazhdueshëm në zbatimin e reformave të dakorduara. “Në agjendën e reformave jemi pajtuar në procesin e anëtarësimit drejt BE-së dhe është shumë e rëndësishme që Kosova, hap pas hapi, t’i japë rezultatet e asaj që veçse jemi pajtuar”, tha Costa. Ai shprehu besimin se në fund të procesit të integrimit nuk do të ketë pengesa nga Bashkimi Evropian për Kosovën, nëse përmbushen obligimet e marra. “Unë besoj që në fund të procesit nuk do të kemi kurrfarë problemi nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, për momentin ajo çka na nevojitet është konsensusi i madh kombëtar në lidhje me anëtarësimin në BE”, deklaroi ai. Sipas presidentit të KE-së, ky konsensus duhet të reflektohet në hapa konkretë që do të dëshmojnë përkushtimin e vendit ndaj rrugës evropiane. “Kjo mund të përkthehet në veprime konkrete duke ruajtur qartë rrugën e këtij zgjerimi”, theksoi Costa. Costa për raportet Kosovë-Serbi: Luftimet e së kaluarës apo e ardhmja e përbashkët?