Costa për raportet Kosovë-Serbi: Të gjithë kemi pasur probleme me fqinjët, por… NULL NULL 03.06.2026 16:37 03.06.2026 16:37 Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, është pyetur për sulmin e ndodhur në Banjskë në shtator të vitit 2023, konkretisht për llogaridhënien e Serbisë ndaj këtij sulmi dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Costa, para gazetarëve deklaroi se palët duhet të përqendrohen tek e ardhmja e begattë e Bashkimit Evropian. “Bashkimi Evropian është projekt për paqe. Bashkimi Evropian ka lindur nga hiri i Luftës së Dytë Botërore. Bashkimi Evropian ka lindur kur dy pjesëmarrësit e mëhershëm, Gjermania dhe Franca, kanë vendosur që t’i tejkalojnë mospajtimet dhe të përqendrohen në një të ardhme të begattë dhe përparimtare. Kjo është storia e Bashkimit Evropian dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian”, u shpreh kreu i KE-së. Ndër të tjera, duke u ndalur te raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Costa tha se “të gjithë ne kemi pasur ca probleme me fqinjët tonë në të kaluarën”. “Nganjëherë probleme shumë dramatike, por ne duhet të vendosim se çka duam të ndodh me vlerat, të ardhmen e përbashkët apo luftimet e të kaluarës, kur kemi luftuar me njëri-tjetrin. Ne duhet të përqendrohemi në të ardhmen e përbashkët”, deklaroi Costa, njofton Klankosova.tv.