Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Riaktivizohet klubi i volejbollit “Vëllaznimi”

NULL NULL
19.04.2016 13:14

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e ka vizituar Klubin e Volejbollit “Vëllaznimi”, klub i cili është riaktivizuar në kategorinë e meshkujve dhe të femrave pas një pauze 11 vjeçare.

Në një takim me volejbollistet dhe volejbollistët gjakovarë, por edhe me anëtarët e kryesisë së klubit dhe trajnerët, kryetarja Mimoza Kusari – Lila i ka përgëzuar ata për iniciativën e riaktivizimit të klubit, ndërsa ka premtuar se komuna dhe drejtoria komunale e sportit në veçanti do të jetë afër tyre me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e veta.

E para e Gjakovës ka thënë se për të si kryetare janë të mirëseardhura lajmet për aktivizimin sportiv, sepse sporti është rruga më e mirë për ta pasur një trup e një mendje të shëndosh dhe largë dukurive negative.

“Vëllaznimi” është klubi i tretë sportiv që po riaktivizohet kohëve të fundit, pasi vetëm pak javë më parë në arenën sportive janë rikthyer pas shuarjes së mëhershme edhe Klubi i Atletikës “Vëllaznimi” dhe Klubi i Shahut “Vëllaznimi”, klube të cilat tashmë edhe kanë filluar me angazhimin nëpër gara të ndryshme në nivel vendi.

Në ndërkohë, Komuna e Gjakovës  ka ndarë 60 mijë euro për pjesën e mbetur të vitit 2016, për financimin e drejtpërdrejtë të klubeve sportive, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme