Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lapidar për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit në Shaptej

NULL NULL
09.05.2026 13:51

Në fshatin Shaptej u bë zbulimi i lapidarit për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit, njofton Klan Kosova.

Aty i pranishëm ishte edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha për këtë lapidar, se ndonëse ndodhet në Shaptej, ai vlen për të gjithë martirët dhe dëshmorët e Kosovës.

“Të gjithë ata njerëz të këtij vendi, të gjithë vëllezërit dhe motrat tona, të gjithë që dhanë jetën për liri…edhe kur i nderojmë për një memorial…pra ky memorial tash nuk është vetëm për ta edhe pse osht i shënum me emrat e tyne por ky është si në Prekaz në Gllogjan…kudo”, tha Haradinaj në fjalën e tij.

Ndërkaq, po në Gllogjan u mbajtën homazhe për Dëshmorët e Kombit, vëllezërit Muslijaj.

lajme të ngjashme