Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës NULL NULL 07.05.2026 08:26 07.05.2026 08:26 Para 93 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Ajo njihet si mbretëresha e këngës shqipe, shkruan Kosovapress, raporton KlanKosova.tv. Ikona e muzikës shqiptare, la pas vetes një karrierë të bujshme. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj. Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës. Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitet prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”. Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë. Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020 në moshën 86-vjeçare.