FFK e ashpër, dënon Dritën për incidentet në ndeshjen ndaj Drenicës NULL NULL 24.04.2026 16:15 24.04.2026 16:15 Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim ndaj FC Dritës, pas incidenteve të regjistruara në ndeshjen ndaj KF Drenicës. Sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes, në minutën e 48-të, “Intelektualët”, kanë ndezur mjete piroteknike në tribuna, të cilat më pas kanë përfunduar në fushë, transmeton Klankosova.tv. Si pasojë e tymit të krijuar nga këto mjete, ndeshja është ndërprerë për rreth dy minuta. “Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni Disiplinor ka vlerësuar se veprimet bien në kundërshtim me nenin 6, paragrafi 1, pika C, si dhe nenin 18, paragrafi 2, pikat B dhe C të Rregullores Disiplinore” thuhet në vendim. Në bazë të këtyre dispozitave, është vendosur që klubi i Dritës të dënohet me gjobë në vlerë prej 1000 euro. Në vendimin e publikuar thuhet gjithashtu se klubi është i obliguar që ta kryejë pagesën e gjobës brenda afatit prej 15 ditësh, nga momenti kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.