S’ka marrëveshje për presidentin, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat NULL NULL 20.04.2026 12:04 20.04.2026 12:04 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para gazetarëve pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me çështjen e presidentit. Abdixhiku tha se as ky takim nuk prodhoi rezultat dhe rrjedhimisht s’ka marrëveshje, raporton Klankosova.tv “U përpoqa, provova, nuk arrita fatkeqësisht. Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së. Unë refuzova të flasim për çdo gjë tjetër pa u trajtuar çështja e presidentit.” – tha Abdixhiku. /Klankosova.tv “Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së”, Abdixhiku zbulon detaje nga takimi Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, do punoj për këtë deri në ditën e fundit