Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj NULL NULL 11.04.2026 22:13 11.04.2026 22:13 Një rrahje e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj. Një nga të dyshuarit në këtë rast dyshohet të jetë reperi Betim Januzi, me emrin artistik “Buta”. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Klankosova.tv, se si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime trupore, por jo nga arma e zjarrit. Tutje, Veseli tha se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe tri gëzhoja. “Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit”, tha ai. Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.