Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dronë iranianë NULL NULL 05.04.2026 23:02 05.04.2026 23:02 Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Forcat Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar kanë rrëzuar disa dronë iranianë gjatë natës. Në përditësimin e kësaj Ministrie thuhet se avionët luftarakë Typhoon dhe F-35 të Mbretërisë së Bashkuar vazhdojnë misionet e tyre mbrojtëse, raporton BBC. “Masat e mbrojtjes së forcës në rajon vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta. Po vazhdon puna e ngushtë me aleatët”.