Shqipëria nuk e merr “vizën” për Amerikë NULL NULL 26.03.2026 20:47 26.03.2026 20:47 Shqipëria humbi sonte në Varshavë përballë Polonisë me rezultat 2:1. Ishin shqiptarët që kaluan në epërsi përmes Arbër Hoxhës, në minutin e 42-të. Epërsinë skuadra e Sylvinhos e mbajti deri në minutin e 63-të kur Robert Lewandowski e barazoi rezultatin në 1:1. E për 2:1 shënoi Piotr Zielinski. Pas kësaj fitore, Polonia në finalen e Playoff-it do ta pres fituesin e ndeshjes Suedi-Ukrainë, Polonia e shënon edhe golin e dytë Polonia e ka realizuar edhe golin e dytë përballë Shqipërisë. Golin e dytë e realizoi Piotr Zielinski. Asistues edhe në këtë gol është Sebastian Szymanski. Barazon Polonia Polonia e ka barazuar rezultatin kundër Shqipërisë. Për 1:1 ka realizuar Robert Lewandowski, në minutin e 63-të. Ai shënoi pas asistimit të Sebastian Szymanskit. Arbër Hoxha shënon, Shqipëria përpara Arbër Hoxha e ka kaluar në epërsi Shqipërinë në fund të pjesës së parë. Ai realizoi në minutin e 42-të. Goli erdhi pas një aksioni të shpejtë përmes një topi të gjatë ku Hoxha e pranoi topin dhe më pas e tejkaloi portierin kundërshtar. Loja Poloni-Shqipëri, po transmetohet direkt në Klan Kosova. Pamjet e golit mund ta gjeni KËTU. Gjysmë ore lojë, nuk tunden rrjetat në ndeshjen Poloni – Shqipëri S’ka gol as pas 30 minutash në ndeshjen Poloni – Shqipëri. Kjo ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror. Në rast fitores, në finale Shqipëria do të ndeshej me fituesin e ndeshjes Suedi-Ukrainë. 10 minuta s’ka gol në ndeshjen Poloni – Shqipëri Kanë kaluar 10 minuta lojë në ndeshjen Poloni-Shqipëri. Ende asnjëra nga skuadrat nuk e ka tundur portën kundërshtare. Ndeshja po transmetohet direkt në Klan Kosova. Nis superndeshja Poloni – Shqipëri Në stadiumin “Narodowy”, ka nisur ndeshja Poloni-Shqipëri. Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, në rrugëtimin drejt kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Në rast të fitores, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të luante në finale më 31 mars, përballë fituesit të ndeshjes Suedi – Ukrainë.