Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër dhe gjithmonë

NULL NULL
07.02.2026 10:53
CORTINA D'AMPEZZO, ITALI - 6 SHKURT: Flamurimbajtësi Kiana Kryeziu i Ekipit të Kosovës hyn me ekipin në stadium gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 në Piazza Dibona më 6 shkurt 2026 në Cortina d'Ampezzo, Itali. (Foto nga Mattia Ozbot/Getty Images)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas hapjes madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, ku flamuri i Kosovës u prezantua me krenari në skenën botërore të sportit.

Osmani përmes një postimi në Facebook, shkroi se skitarët kosovarë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, po e përfaqësojnë vendin me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.

“Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”, shkroi e para e shtetit./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme