Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump në dosjet Epstein, Lekatari: Nëse jo përgjegjësi penale, ka përgjegjësi morale e politike (VIDEO)

NULL NULL
05.02.2026 21:44

Opinionistja Zhaklinë Lekatari, në një lidhje direkte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur për dosjet e Jeffrey Epstein dhe përmendjen e presidentit amerikan, Donald Trump në to.

Lekatari ka theksuar se fakti që Trump përmendet në këto dosje nuk përbën një përgjegjësi penale, por sipas saj, lidhet me një përgjegjësi morale dhe politike.

“Sa i përketë presidentit Trump, i cili me thënë të drejtën është një individ që e ka tronditur botën me sjelljet e tij anti-komformiste dhe anti-sociale, ndonëse fakti që ai është i përmendur aq shumë herë në atë dosje, nuk është një lloj përgjegjësie penale, në të vërtetë është një përgjegjësi morale dhe padyshim për mendimin tim, është një përgjegjësi politike”.

“Sepse të shoqërohesh me një pedofil për kaq shumë vite me radhë, gjithsesi të bartë dhe të vendos ty në një zonë gri, kështuqë këto janë çështjet që mua personalisht më shqetësojnë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

lajme të ngjashme