Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U dëmtua nga të reshurat, një javë pas rregullohet kati i QMF-së në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
05.02.2026 15:31

Një javë pas raportimit të Klan Kosovës lidhur me dëmtimet e shkaktuara nga reshjet në QMF 11 (Lagjja e Muhagjerëve), sot kanë përfunduar sanimet e fundit në katin e dytë të objektit.

QMF 11, në një përgjigje për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, thotë se nga dita e premte ekipa stomatologjike, stomatologut dhe asistentes stomatologjike do të angazhohet sërish për të vazhduar punën me ofrimin e shërbimeve të rregullta të shëndetit oral, transmeton Klankosova.tv.

“Njëkohësisht, u kërkojmë mirëkuptim qytetarëve që kanë marrë shërbime stomatologjike në këtë qendër, me bindjen dhe shpresën se shërbimet shëndetësore në QMF 11 nga nesër do të vazhdojnë pa pengesa”, theksohet në përgjigje.

Kujtojmë se si pasojë e rrjedhjes së ujit në katin e dytë të QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, në disa vende kishte rënë edhe pllakat e tavanit. Madje, i tërë kati pothuajse kishte mbetur jashtë funksionit, e bashkë me të ishte mbyllur edhe shërbimi stomatologjik.

Më poshtë mund të gjeni kronikën e gazetares Uka, të përgatitur më 29 janar:

lajme të ngjashme