Publikohet i plotë aktgjykimi për zgjedhjen antikushtetuese të Nenad Rashiqit NULL NULL 04.02.2026 16:30 04.02.2026 16:30 Gjykata Kushtetuese ka bërë publik tekstin e plotë të aktgjykimit në lëndën e parashtruar nga Igor Simiq, së bashku me nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit Kosovës. Njoftimi lidhur me çështjen e nënkryetarit ishte publikuar javën e kaluar, ndërsa sot Gjykata Kushtetuese ka publikuar edhe arsyetimin e plotë të këtij vendimi. Sipas aktgjykimit, Kushtetuesja ka konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, s’ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit./Klankosova.tv Aktgjykimi i plotë.