Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kënaqësi me pa në pranga atë që na e shkeli lirinë”, ish të burgosurat për gjykimin e Cepkenoviqit

NULL NULL
04.02.2026 09:32

Gratë që gjatë luftës ishin të ndaluara në burgun e Lipjanit kanë përjetuar tortura nga më të rëndat dhe më çnjerëzoret.

Rrëfimet e tyre për rrahje dhe keqtrajtime çnjerëzore janë bërë pjesë e aktakuzës ndaj gardianes serbe të asaj kohe, Nadica Cepkenoviq.

Në emisionin “Ora Shtatë”, dy nga ish të burgosurat e këtij burgu, Mevlude Mezini-Saraqi dhe Jehona Krasniqi, folën pikërisht për gjykimin ndaj Cepkenoviqit, transmeton Klankosova.tv.

Mezini-Saraqi tha se dita e hënë për të dhe të gjitha gratë tjera ishte ditë fitoreje.

Ajo shtoi se ishte kënaqësi ta shihje në pranga atë që ua ka shkelur lirinë e dinjitetin.

“Pas gjithë këtyre viteve për neve nuk ka qenë një ditë e lehtë, por megjithatë ka qenë një ditë e fituar. Edhe pse ajo është njëra nga kriminelet, sepse ne e kemi obligim të gjejmë edhe urdhërdhënësit, të dënohen secili prej tyre, por kjo është zbatuesja e politikës kriminale serbe dhe për neve ishte një kënaqësi që e shihnim në pranga atë që na e ka shkel lirinë, dinjitetin dhe na ka ofenduar në mënyrat më të ndryshme”, tha Saraqi në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, Krasniqi tha se pavarësisht torturave çnjerëzore, ajo bashkë me ish të burgosurat e tjera nuk janë rrëzuar kurrë, pasi sipas saj, ato janë udhërrëfyese të brezave të rinj.

“Për neve ishte një fillesë e fitores sepse fitore nuk mund t’i themi. Askush nuk mundet me i sanu ato që i kemi përjetuar, kemi menduar që i kemi tejkaluar por thellë diku kishin mbetur në arkivin e trurit tonë. Aq shumë kemi vuajtur sa që kemi marr forcë prej këtyre vuajtjeve, dhe sot te cila gjë që na zhgënjen mundohemi me marr anën pozitive. Ne nuk rrëzohemi sepse jemi udhërrëfyes të brezave të rinj. Fati i krejt kësaj është që jemi gjallë”, u shpreh Krasniqi.

lajme të ngjashme