Shembja e murit në Han të Elezit, rruga ende e bllokuar – pritet ekspertiza (VIDEO) NULL NULL 31.01.2026 11:43 31.01.2026 11:43 Rruga në fshatin Meliq të Hanit të Elezit mbetet e bllokuar, ku mbrëmë një 16-vjeçar shpëtoi pas shembjes së murit mbrojtës, i cili përfshiu një automjet. Në vendin e ngjarjes pritet ende ekspertiza, e cila nuk ka arritur deri tani, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami. Për më tepër, vetura e dëmtuar dhe pajisjet e tjera intervenuese nuk janë larguar nga vendi i ngjarjes. Kjo është gjendja e veturës në Han të Elezit që e zuri muri bashkë me 16-vjeçarin