Rrënjët e Mehmet Akif Ersoy: Rrëfimi nga Shushica e Istogut, fshati ku lindi babai i tij (VIDEO) NULL NULL 26.01.2026 13:27 26.01.2026 13:27 Kosova i dha Turqisë një njeri për të cilin pak kush e di se ku i ka rrënjët. Këtë javë, emisioni ‘Krejt Kapak’ në Klan Kosova, ka shkuar në Shushicë të Istogut, në fshatin ku lindi Tahiri, babai i poetit të madh shqiptaro-turk, Mehmet Akif Ersoy. Mehmet Akifi ishte autori i Himnit të Turqisë, ndërsa ‘Krejt Kapak’ ka vizituar tokën, ku babai i tij jetoi. “Ky është trualli ku ishte shtëpia e Tahirit, babait të Mehmet Akifit”, tregon Ismet Demaj, kushëriri më i afërt i Mehmet Akifit. Historinë e familjes dhe të fshatit mund ta shihni në linkun e mëposhtëm.