Pamje nga Prizreni: Stacionet e Policisë ‘full’ me të arrestuarit për manipulime me vota NULL NULL 23.01.2026 11:51 23.01.2026 11:51 Shumë të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit tashmë janë arrestuar nga një aksion i zhvilluar sot nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Klan Kosova po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, ku gazetarja Qëndresa Tërshani bën të ditur se kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me policinë, do të mbajë një konferencë për media sot. Tërshani tha po ashtu se janë në komunikim me Shërbimin Korrektues të Kosovës për të përcaktuar nëse të dyshuarit do të dërgohen në burgje, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe ShKK-së. Intervisimi i të dyshuarve tashmë ka nisur, ndërsa të arrestuarit janë ndarë në dy stacione. /Klankosova.tv Dyshimet për manipulim votash, Policia konfirmon operacionin në Prizren Dyshimet për manipulim votash në Prizren, ndalohet një komisioner nga partia e Emilija Rexhepit Djali i Nait Hasanit, në mesin e të ndaluarve për manipulim të votave në Prizren